Skuadra e Mancheseter Unitedit ka arritur të mbyllë ndeshjen në Goodison Park me barazim 2-2.
Nëse shikohet thjesht rezultati, mund të mendohet se ndeshja ka qenë e baraspeshuar.
Mirëpo, jo nëse i pyet “Djajtë e kuq”.
Evertoni arriti të shënojë dy herë në pjesën e parë, duke shkuar në pushim me rezultatin 2-0.
Dhe ky rezultat mbeti i tillë deri në minutën e 72-të kur Fernandes nga një gjuajtje e lirë, shënoi për 2-1.
8 minuta më pas, edhe Ugarte arriti të tundte rrjetën kundërshtare, për të barazuar shifrat në 2-2.
Nga ky moment, Unitedi u duk skuadër më e rrezikshme, duke krijuar disa raste shënimi.
Megjithatë, deri në fund nuk ndryshoi asgjë, ndonëse Evertoni pati disa minuta shprese, kur po verifikohej një mundësi penalltie. Mirëpo në rishikim në VAR, u konstatua se s’bëhet llaf për një 11 metërsh.
Kështu, Unitedi zë vendin e 15 në tabelë me 30 pikë nga 26 xhiro, kurse Evertoni që duket se ka marrë veten që nga ardhja e David Moyes në drejtimin e klubit, gjendet në vendin e 12-të me 1 pikë më shumë se “Djajtë e kuq”
The post Unitedi ia nxjerr 1 pikë Evertonit appeared first on Klan Kosova.