Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Real Sociedad në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.
âDjajtë e Kuqâ barazuan në ndeshjen e parë, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e ardhshme.
Ishte Joshua Zirkzee, që i kaloi mysafirët në epërsi me gol në minutën e 57-të, pas asistit nga Alejandro Garnacho.
Por, vendasit u kundërpërgjigjën nëpërmjet Mikel Oyarzabal, që shënoi nga penalltia në minutën e 70-të.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në âOld Traffordâ, ku âDjajtë e Kuqâ do ta kenë përkrahjen e tifozëve.
Kjo lojë u transmetua drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të Artmotion, me komentimin e Arlind Sadikut.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>