Uniforma e Forcës së Sigurisë së Kosovës arrin në Hagë

Uniforma e Forcës së Sigurisë së Kosovës arrin në Hagë

Uniforma e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka arritur tashmë në Hagë.

Fotografitë ekskluzive nga atje i ka dërguar gazetarja Rina Mujku, e cila po raporton lidhur me protestën e sotme në Hagë.

Siç raporton gazetarja Rina Mujku, këto uniforma të veshura nga protestuesit atje janë të huazuara nga protestuesit aktiv, ose dhuratë nga pjesëtarët aktiv.

Një numër i madh i bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mërgimtarëve nga diaspora, si dhe qytetarë nga Kosova po gjenden aktualisht në Hagë për të marrë pjesë në protestën kundër Gjykatës Speciale që do të mbahet me fillim nga ora 14:00.

The post Uniforma e Forcës së Sigurisë së Kosovës arrin në Hagë appeared first on Klan Kosova.