E shtunë, 1 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeUnifikimi i çmimit, pak afat për banderolat (VIDEO)

Unifikimi i çmimit, pak afat për banderolat (VIDEO)

Farmacistët nuk po garantojnë se do ta zbatojnë ligjin për unifikimin e barnave nga dita e nesërme, më saktë nga e shtuna e 1 shkurtit, kur edhe hynë në fuqi ky ligj.

Kjo pikë që parasheh vendosjen e çmimeve në banderolat e barnave po thuhet se nuk u takon farmacistëve, por distributorëve. Andaj sipas këtyre profesionistëve, zbatimi i tij i menjëhershëm mund të shkaktojë dëme të mëdha financiare.

Oda e farmacistëve bën më dije se ende kanë shumë paqartësi rreth këtij vendimi, ndaj kanë një  kërkesë.

Derisa, nënkrytari i Odës së Farmacisë së Kosovës, Haxhijaha pohoi se këtë çështje e kanë ngritur tanimë edhe në Gjykatë, pasi pretendojnë se rrezikohen barnatoret private dhe mund të cenojë cilësinë e barnave.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498