E enjte, 10 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeUNICEF dhe “Comodita” nënshkruajnë partneritet për fëmijët në Kosovë dhe Shqipëri

UNICEF dhe “Comodita” nënshkruajnë partneritet për fëmijët në Kosovë dhe Shqipëri

Sot u nënshkrua një marrëveshje partneriteti mes UNICEF-it dhe kompanisë gjigante “Comodita”, e cila synon të përmirësojë qasjen dhe cilësinë e Arsimit të Hershëm të Fëmijëve në Kosovë dhe Shqipëri.

Ky partneritet u formalizua me nënshkrimet e aksionarit Shkëlqim Devolli dhe shefes së zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.

Së shpejti me çdo blerje të dyshekëve, jastëkëve dhe toperëve në rreth 60 dyqane në territorin e Kosovës dhe Shqipërisë një shumë do të ndahet për qëllimin e qasjes në Arsimin e Hershëm të Fëmijëve.

Marrëveshja përfshin dhjetëra pika konkrete për zgjerimin e mundësive arsimore në zonat rurale, duke përfshirë krijimin e qendrave të reja që do t’u shërbejnë qindra fëmijëve dhe kujdestarëve nga grupet më të margjinalizuara.

Granita Bunari, drejtoreshë operative në Comodita, theksoi se investimi në fëmijëri është një investim në të ardhmen dhe se kompania do të vazhdojë të mbështesë projekte të ngjashme në vazhdimësi.

Në anën tjetër, Veronika Vashchenko, shefe e zyrës së UNICEF në Kosovë, vlerësoi rëndësinë e rolit të biznesit në krijimin e ndikimit social dhe nënvizoi se ky partneritet është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit për të adresuar sfidat sociale dhe për të mbështetur fëmijët.

Në Shqipëri, përveç krijimit të qendrave të reja, do të sigurohen edhe mjete didaktike për të përmirësuar cilësinë e arsimit në fëmijëri të hershme.

“Comodita” është e njohur për investimet që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve dhe këtë herë synon të sjellë ndryshime pozitive për brezin e ardhshëm përmes këtij partneriteti me UNICEF.

The post UNICEF dhe “Comodita” nënshkruajnë partneritet për fëmijët në Kosovë dhe Shqipëri appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT