Friday, April 10, 2026
spot_img
HomeLajme“Unë studioj falë UÇK-së” – nis protesta në Pejë në mbrojtje të...

“Unë studioj falë UÇK-së” – nis protesta në Pejë në mbrojtje të vlerave çlirimtare (PAMJE)

Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” kanë nisur protestën në Pejë, në sheshin e qytetit.

Nga pamjet e siguruara nga Klan Kosova, shihet se përveç studentëve, protestës i janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë, të cilët po mbajnë pankarta me mbishkrime si “Unë studioj falë UÇK-së” dhe “Stop fyerjeve ndaj UÇK-së”.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta ka për qëllim mbrojtjen e vlerave çlirimtare, duke theksuar se kjo nismë nuk lidhet me mbështetje ndaj një individi të caktuar./Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT