Është zbardhur edhe deklarata e zyrtarit policor, Albian Retkoceri të cilën e ka dhënë në Prokurori.
Sipas tij, Agon Zejnullahu, tashmë i ndjerë i kishte sharë policët duke iu thënë “unë jau q* nanën”, dhe poashtu, siç ka deklaruar Retkoceri, 27-vjeçari kishte tentuar ta sulmonte, njofton Klankosova.tv.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë deklaratën e këtij polici:
“Unë kam qenë patrullë Al-101 me mbikëqyrësin e ndërrimit Rreshter Ibrahim Nela, kemi qenë duke e mbushur veturën me derivate në HIB Petrol, edhe mbikëqyrësi i ndërrimit e ka pranuar informatën se një person është duke sulmuar qytetarët në rrugën “Zylfije Gashi/Hajredin Bajrami” në qendër të Lipjanit, e kemi përfunduar me urgjencë mbushjen e veturës dhe jemi nisur në drejtim të informatës, gjatë kohës sa kemi qenë duke shkuar rrugës baza na ka njoftuar se personi i dyshuar nuk e ka sulmuar vetëm një qytetarë por edhe qytetarë të tjerë, rreth orës 00:20 kemi arritur në rrugën “Zylfije Gashi” edhe me rotative ndezur kemi patrulluar deri në fund ku kryqëzohet me rrogën “Hajredin Bajrami”, kur kemi arritur në kryqëzim para zyrave të Taxit “Arjoza” e kemi vërejte personin e dyshimtë dhe qytetarët qe po ikin prej tij, xhamin e kam pam pasur të hapur komplet dhe personi i dyshimtë si na ka parë neve ka kërcyer në drejtim tonin me na sulmuar duke na sharë “unë ja u qij nanën” unë pasi qe isha duke vozitur në pamundësi për të reaguar kam lëviz me veturë në drejtim të rrugës “Hajredin Bajrami” rreth 15 metra, aty pastaj se bashku me mbikëqyrësin kemi dal nga vetura dhe i dyshimti ka ardhur prap në drejtim timin për të më sulmuar fizikisht, unë e kam nxjerr pajisjen ndërmjetësuese sprejin, i kam hedhur në fytyrë dhe kam ik prej tij, i dyshuari ka vazhduar të lëvizë në mënyrë të çrregullt dhe i njëjti ka hyrë në ulës e shoferit pasi me pare e kishte hapur derën e shoferit të veturës Golf 7 ngjyrë të bardh.
Shoferi i veturës i është afruar afër të dyshuarit dhe është munduar te qetësoj, gjatë kësaj kohe unë se bashku me Rreshterin kemi qëndruar rreth 3 metra në distancë nga vetura duke e siguruar atë. Gjatë kohës kur i kemi qit sprejin mbikëqyrësi i ndërrimit e ka njoftuar bazën përmes radiolidhjes qe të kërkoj autoambulancën e po ashtu ka kërkuar nga njësia AL-102, qe të vijë asistencë, në njësinë Al-102 kane qenë koleget Artidon Kongjeli dhe Liridon Rrahmani.
Pas pak kanë ardhur edhe asistenca nga njësia Al-102. I dyshuari tanimë ishte i ulur në ulësen e shoferit dhe ne ishim duke biseduar me të nga distanca me qëllim qe të qetësojmë, kjo ka vazhduar për rreth 7 apo 8 minuta, dhe për një moment i dyshuari e ka hap derën e veturës ka dal nga vetura me shpejtësi dhe rreshteri Ibrahim Nela e ka kapur nga dorë të dyshuarin, dhe se bashku me kolegun Liridon Rrahmani, po ashtu në atë rast ka ardhur edhe një koleg civil i cili ishte duke kaluar dhe ishte jashtë detyrës zyrtare ai quhet Endrit Beqiri të njëjtin e njohim sepse ai ka punuar në Stacionin Policor në Lipjan, posa e ka kapur rreshteri nga dora të dyshuarin ka arritur qe të shtrij për tokë se bashku me Liridonin, Endritin, unë dhe Artedoni. Gjatë kohës sa kemi qenë në prangim e sipër i dyshuari ka rezistuar dhe Liridon Rrhamani mi ka dhënë prangat e veta, unë jam munduar qe të prangosi në dorën e majtë të dyshuarin por nuk kam arritur me pas rreshteri Ibrahim ka arritur të vendos prangen në dorën e majtë të dyshuarit, me pastaj duke bërë përpjekje për prangosje dorën e djathtë e kishte kapur edhe një person i cili ishte civil unë kam menduar fillimisht se ai ishte qytetarë dhe kishte ndërhyrë për të na ndihmuar e me pastaj duke i thënë në rregull edhe lëshoje se unë po ia kapi dorën ai është prezantuar se është Endriti, zyrtari policor qe unë e kam njohur me pastaj i kemi afruar dorën e djathtë afër të majtës dhe i kemi vënë prangat.
Pas vendosjes se prangave të dyshuarin e kemi ngjitur në pozitën në gjunjë dhe unë kam vrapuar në veturën zyrtare për të marr një shishe me ujë dhe i kam qit ujë në fytyrë dhe në kokë po ashtu i ka afruar ujë edhe qytetarët e me pastaj na i kemi qit ujë. Pas këtij momenti unë ia kam kërkuar radiolidhjen Liridon Rrahmanit, me pastaj kam biseduar me bazën duke i thënë se a është duke ardhur emergjenca pasi ka kohë qe e kemi kërkuar, nga baza me janë përgjigjur se emergjenca është afër dhe për 1 minutë do të jetë të ju, unë kam vazhduar në drejtim të kryqëzimit, të rrugëve “Hajredin Bajrami dhe Zylfije Gashi” me qëllim qe të largoj veturat dhe të mundësoj ambulancës qe të vijë me shpejtë në vendin e ngjarjes.
Autoambulanca ka ardhur pa rrotacion dhe besoj se e njëjta shihet edhe në pamje të kamerave e cila me pastaj ka hyrë të vendi i ngjarjes, me pastaj si ka zbritur doktoresha e kanë sjell me vete një lese për bartjen e pacienteve, me pastaj se bashku me stafin e autoambulancës e kemi vendosur në lese të dyshuarin me pastaj me të dyshuarin është marr stafi mjekësor. Me pastaj po ashtu se bashku me autoambulancën kemi vazhduar edhe njësia jonë Al-101 ku kam qenë unë se bashku me rreshter Ibrahim Nela, aty kemi qëndruar derisa kanë ardhur edhe njësitet tjera si forenzika rajonale, prokurori me një asistentë, IML dhe AL-3, Bedri Limani.”
Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
The post “Unë jau q* Nanën” – polici Retkoceri thotë se Zejnullahu tentoi ta sulmonte, zbardhet deklarata appeared first on Klan Kosova.