Autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Elvis Shkambi ka pranuar aktin e rëndë. Bëhet me dije se Shkambi pas ngjarjes nga vendi u ngjarjes nuk është larguar dhe kur ka mbërritur policia është shprehur se ai është autori.
“Unë jam autori”, mësohet se u ka thënë efektivëve të policisë kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Autori mësohet se ka përdorur një armë tip pistoletë “Bereta”. Ai ka hapur zjarr në momentin kur gjyqtari ka qenë duke dhënë vendimin në sallë gjyqsore.
Nga të shtënat u qëllua për vdekje gjyqtari ndërsa të plagosur lehtë kanë mbetur edhe dy persona të tjerë.
Të plagosurit janë babë e bir ndërsa po mbahen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!