Kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidati i LDK-së për kryetar të kryeqytetit, Përparim Rama, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në debatin televiziv për zgjedhjet komunale.
Rama shkroi se do të jetë në studio me të gjithë kandidatët më 6 tetor në emisionin Rubikon, duke theksuar se qëndron besnik ndaj premtimeve të tij.
“Ju kam premtu që me të 6-tin do të jem në studio me të gjithë kandidatët për Prishtinën! Unë e mbaj fjalën! Aty do të jem, në Rubikon, dhe ju pres të gjithëve!”
Ky debat pritet të jetë një mundësi për qytetarët e Prishtinës që të njihen më nga afër me programet dhe vizionet e kandidatëve për qeverisjen e kryeqytetit.