Unazë të veçantë, buqetë me lule e kartolinë – Vesa surprizohet nga Big Basta për 10 vjetorin e martesës së tyre

Unazë të veçantë, buqetë me lule e kartolinë - Vesa surprizohet nga Big Basta për 10 vjetorin e martesës së tyre

Një nga çiftet më të dashura të shoubizit shqiptar, këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta, kanë shënuar një moment shumë të veçantë në jetën e tyre: 10-vjetorin e martesës.

Ky përvjetor i rëndësishëm është festuar me shumë dashuri, kujtime e një surprizë romantike.


Big Basta ka zgjedhur që këtë ditë ta bëjë edhe më të veçantë për partneren e tij.

Foto: Instagram

Ai e ka surprizuar Vesën me një buqetë të madhe me lule, një kartolinë me fjalë zemre dhe një unazë unike, simbol i një dekade bashkëjetese e dashurie.

Në kartolinën e tij, reperi shkruante: “Deri në përjetësi me ty. Të dua shumë. Gëzuar 10-vjetorin mami dhe gruaja më e mirë në botë”.

Vesa dhe Big Basta kanë nisur historinë e tyre të dashurisë shumë vite më parë, duke u bërë shembull i një marrëdhënieje të fortë në një botë ku shpesh çiftet e shoubizit përballen me sfida e thashetheme.

Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Lian, i cili është qendra e jetës së tyre dhe shpesh herë shfaqet në postimet e tyre si arsyeja më e madhe e lumturisë.

Ky përvjetor i martesës duket se ka shënuar një kapitull të ri për çiftin, duke forcuar edhe më shumë premtimin e tyre për dashuri dhe përkushtim “deri në përjetësi”, siç shkruhej në kartolinën e reperit. /Telegrafi/