Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash është takuar me Dominic Biddick, zëvendëskomandant i Korpusit të Dislokimit së Shpejtë të NATO-s në Itali.
Misioni i NATO-s në Kosovë dha detaje për takimin, transmeton Klankosova.tv.
“Takimi u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon, dhe Gjeneral Major Ulutash riafirmoi angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, theksohet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.


