Me ceremoni zyrtare në shtabin e misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, në kampin “Film City” në Prishtinë, është bërë ndërrimi i komandantit të KFOR-it, ku gjeneralmajori i ushtrisë turke, Özkan Ulutash, është rikthyer në krye të komandës së KFOR-it.
Në këtë ceremoni ku të pranishëm ishin krerët shtetëror të vendit, përfaqësues nga kori diplomatik u tha se çështje e sigurisë në Kosovë dukshëm është përmirësuar, por ka disa shqetësime për shkak të çështjeve të hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë
Komandanti i rikthyer në detyrë si udhëheqës i KFOR-it, Ozkan Ulutas se është i gatshëm për të përmbushur misionin e KFOR-it për paqe të qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal, raporton kp.
“Prioriteti im gjatë kësaj periudhe do të jetë të siguroj që misioni i KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për komunitetin ndërkombëtar, të vazhdojë të realizohet në mënyrë të paanshme dhe transparente, në koordinim të ngushtë me udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të NATO-s. Gjatë gjithë kohës, siguria e të gjithë personelit të KFOR-it do të mbetet prioritet kryesor”, theksoi ai.