Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA-në dhe Gjermaninë

Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA-në dhe Gjermaninë

Koncerni gjerman i armatimeve Rheinmetall planifikon të prodhojë predha artilerie për forcat e armatosura ukrainase në një fabrikë të re në Ukrainë.

Kjo u njoftua nga Ministri ukrainas i Mbrojtjes Denys Shmyhal.


“Për ndërtimin e një fabrike të re për të prodhuar predha Rheinmetall për forcat e armatosura ukrainase u caktua një parcelë toke në një rajon të sigurt të Ukrainës”, shkroi Shmyhal në platformën X.

Kievi po u kërkon partnerëve të tij perëndimorë mbështetje për zgjerimin e industrisë vendase të prodhimit të armëve për të sprapsur forcat ruse.

Pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon prej katër vjetësh.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se ka diskutuar me të dërguarin e SHBA-së Keith Kellogg për mundësitë e zhvillimit të prodhimit të përbashkët të armëve dhe vendosjen e sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë nga Uashingtoni.

“Diskutuam rrugë të ndryshme për bashkëpunim – se si të arrijmë paqe të vërtetë dhe të sigurojmë sigurinë e Ukrainës”, shkroi Zelensky pas takimit të tyre në Kiev në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Pjesë e bisedimeve ishin marrëveshje të forta dypalëshe për prodhimin e përbashkët të dronëve dhe të armëve, të cilat ia kemi propozuar SHBA-së. Ne presim një përgjigje pozitive nga SHBA-ja.” /DW/