Ukraina ka goditur rafinerinë e naftës “Kirishi” pranë Shën Petërburgut, duke përdorur dronë luftarakë, si pjesë e një serie sulmesh ndaj infrastrukturës së naftës në detin Baltik, njoftuan sot autoritetet.
Guvernatori rajonal, Aleksander Drozdenko, shkroi në Telegram se kishte pasur dëme në zonën industriale të rafinerisë “Kirishi”.
“Njëzet e një objekte ajrore armike u rrëzuan mbi zonë”, tha ai.
Telegram raportoi, duke cituar banorët vendas, se kishte shpërthime dhe zjarre në rafineri.
Sipas burimeve të industrisë, “Kirishi” është rafineria e dytë më e madhe në Rusi dhe ka kapacitet për të përpunuar 20 milionë tonë naftë në vit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


