Tuesday, February 24, 2026
spot_img
HomeLajmeUkraina rrëzon helikopterin ushtarak rus

Ukraina rrëzon helikopterin ushtarak rus

Ushtria ukrainase ka publikuar një video të re, ku shfaqet momenti i rrëzimit të një helikopteri ushtarak rus në Hostomel.

Bëhet fjalë për helikopterin Ka-52 të ushtrisë ruse, i cili përdoret gjerësisht në fushën e betejës në Ukrainë.

Videoja është regjistruar në mars të vitit 2022 dhe, sipas autoriteteve ukrainase, pilotët kanë mundur të katapultohen dhe të shpëtojnë nga vdekja.

Helikopteri është goditur nga një raketë e sistemit MANPADS, i cili është dhënë Ukrainës nga shtetet perëndimore.

Pavarësisht se helikopteri fluturonte në lartësi të ulët, ai është goditur drejtpërdrejt nga raketa, duke shpërthyer në tym të zi dhe flakë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT