Parlamenti ukrainas ka miratuar të enjten një marrëveshje të rëndësishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila i jep Uashingtonit qasje në mineralet e rralla të Ukrainës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ratifikimi i marrëveshjes u mbështet nga 338 ligjvënës dhe nuk pati asnjë votë kundër, sipas Oleksandr Merezhko, kreu i Komisionit për punë të jashtme në parlamentin ukrainas.
Sipas marrëveshjes, ShBA-ja do të ketë qasje në burimet tokësore të Ukrainës dhe do të ndihmojë në aspektin ushtarak, edhe pse në dokument mungojnë garancitë specifike të sigurisë.
Ndërkohë, Kievi dhe Uashingtoni kanë rënë dakord të krijojnë një fond të përbashkët për investime dhe rindërtim ekonomik, si pjesë e përpjekjeve për rimëkëmbjen e Ukrainës pas dëmeve të shkaktuara nga lufta me Rusinë.
Ukraina konsiderohet si një nga vendet me rezervat më të mëdha të mineraleve kritike në Evropë, përfshirë grafitin, titanin dhe litiumin, elemente kyçe për teknologjinë moderne, mbrojtjen dhe energjinë e gjelbër.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);