Uka: Specialja po i gjykon ish-luftëtarët e UÇK-së me prova të marra nga Serbia

Uka: Specialja po i gjykon ish-luftëtarët e UÇK-së me prova të marra nga Serbia

Gazetarja Elena Uka ka thënë se materiali që përdoret në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë është i marrë nga Serbia.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ajo ka pohuar Specialja po mundohet të dëmtojë imazhin e UÇK-së.

“Pika e 35-të thotë ndërmarrje kriminale çdo gjë që është ndërtuar nga prokuroria është për të rrënuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

“Pra qëllimi është që të bëjnë UÇK-në si një grup i terroristëve që nuk e kanë respektuar vlerën e njeriut, dhe vlerën e jetës. E këto që mundohen t’i thuhen UÇK-së nuk qëndrojnë sepse nuk ka qenë kështu”.

“Ata janë duke u gjykuar me prova të Serbisë”, ka thënë Uka. /Klankosova.tv

The post Uka: Specialja po i gjykon ish-luftëtarët e UÇK-së me prova të marra nga Serbia appeared first on Klan Kosova.