Uka që kreu ekzaminimin mjekoligjor: Liridona s’ka bërë vetëvrasje, s’ka përdorur armë

Mjeku ligjor jep dëshminë: Pjesë metalike të predhës u gjetën në kokën e Liridona Ademajt

Mjeku ligjor Naim Uka, ka thënë ndër tjera para trupit gjykues se provat kanë konstatuar qartë se Liridona Ademaj është vrarë.

Ai u shpreh para të pranishmëve, se pas ekzaminimit të trupit, është eliminuar mundësia që ajo të ketë përdorur ndonjë armë, transmeton klankosova.tv.

”Liridona s’ka bërë vetëvrasje”.

”Me raste të ngjashme, kur mungojnë të dhënat preliminare nga vendi i ngjarjes, gjatë kryerjes së autopsisë mjekoligjore, kryhen edhe ekzaminimet e detajuara të shuplakave të duarve të të ndjerit”.

”Edhe në këtë rast, kemi kryer ekzaminimet e duarve të të ndjerës, në mënyrë që, bazuar në praninë apo mungesën e faktorëve plotësues të qitjes dhe njollave, është eliminuar mundësia që ajo të ketë përdorur ndonjë armë apo të ketë shkaktuar vetëvrasje”.

”Mungesa e shtangimit kataliptik të gishti tregues është provë tjetër plotësuese që e plotëson konstatimin e parë”.

 

The post Uka që kreu ekzaminimin mjekoligjor: Liridona s’ka bërë vetëvrasje, s’ka përdorur armë appeared first on Klan Kosova.