Opinionistja Elena Uka sonte përmes një lidhje direkte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për gjuhën e kryeministrit Albin Kurti në fjalimet e tij, duke thënë se ky njeri është i rrezikshëm.
Ajo u shpreh se e kemi Bedri Hamzën që flet për projekte dhe zhvillime dhe Lumir Abdixhiku që ka gjuhë të butë.
Mirëpo, Uka u shpreh se për shijen e saj është Ramush Haradinaj, sepse sipas saj, gjuha e tij është e domosdoshme.
“Ky njeri është shumë i rrezikshëm, por ne e kemi një balancë në opozitë mendoj, që është shumë e mirë. E kemi Bedri Hamzën që e ka një gjuhë jashtëzakonisht si me qenë nordik, një tipi social-demokrat thuajse, që flet një gjuhë dhe flet për projekte dhe zhvillime”.
“Lumiri poashtu e ka të njëjtën gjuhë të butë, por herë pas here e godet. Por, për shijen time është Ramush Haradinaj, trendet se si po shkojnë, se çfarë liderë janë duke u zgjedhur janë të kalibrit të Ramush Haradinajt”.
“Ne po flasim që janë kaluar disa kufij dhe gjuha e Ramushit është e domosdoshme dhe përgjigja që i jepet Albin Kurtit”, u shpreh ajo./Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>