E premte, 4 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/uka-deklarata-e-kurtit-eshte-drite-e-gjelber-per-vazhdimin-e-paraburgimit-te-ish-krereve-te-uck-se-video/Uka: Deklarata e Kurtit është dritë e gjelbër për vazhdimin e paraburgimit...

https://klankosova.tv/uka-deklarata-e-kurtit-eshte-drite-e-gjelber-per-vazhdimin-e-paraburgimit-te-ish-krereve-te-uck-se-video/Uka: Deklarata e Kurtit është dritë e gjelbër për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)  – Klan Kosova

Opinionistja Elena Uka ka folur ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për ish-krerët e Partisë Demokratike të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ajo tha se kjo deklaratë mund të përdoret drejtpërdrejt nga Gjykata Speciale për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit të tyre.

“Deklarimi i  Kurtit është dritë e gjelbër për me ia vazhdu paraburgimin në mënyrë automatike”, tha Uka, transmeton Klankosova.tv.

Ajo iu referua vendimeve të mëparshme të Dhomave të Specializuara për Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Hashim Thaçin, ku një ndër arsyet për mbajtjen e tyre në paraburgim ka qenë “autoriteti dhe ndikimi që ata ende gëzojnë në shoqëri dhe në funksione të ndryshme”.

Ndiqni deklaratën e plotë, në videon e mëposhtme:

Sejdiu: Albin Kurti po e rëndon luftën e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë (VIDEO)

The post Uka: Deklarata e Kurtit është dritë e gjelbër për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT