Zyrtari i lartë amerikan James Rubin, e ka përfunduar sot dëshminë e tij si i ftuar në Hagë nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Kjo temë ishte një nga kryesoret që u diskutua në Kosova Today, në Klan Kosova.
Njëra nga paneslistet, Elena Uka, foli rreth deklarimeve asokohe që kishte bërë sekretarja amerikane Madeleine Albright.
Uka tha se Albright kishte deklaruar se “nuk më nevojitet asgjë pushteti nëse nuk e largoj Millosheviqin”.
“Nuk ka qenë rastësi se pse ajo e ka përcaktuar James Rubinin te Hashim Thaçi, sepse ajo ka qenë e mprehtë të i lexoj njerëzit”, tha ajo në Klan Kosova.
The post Uka: Albright kishte thënë “Nuk më vyen pushteti nëse nuk e largoj Millosheviqin” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.