E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeUjësjellësi “Prishtina” edhe sot e vazhdon me aksione për lidhjet ilegale të...

Ujësjellësi “Prishtina” edhe sot e vazhdon me aksione për lidhjet ilegale të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se edhe sot ka vazhduar me aksione për të identifikuar lidhjet ilegale në këtë rajon.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të gjitha rastet e lidhjeve ilegale, si forma më e rëndë e vjedhjes së ujit do procedohen në gjykatë kompetente.

“Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vjedhja e ujit është vepër penale dhe mund të dënohet me burg deri në 3 vjet. Aksioni po vazhdon edhe në këto momente”, thuhet në njoftim.

Inspektimet sot u realizuan në Bardhosh, Bërnicë dhe Arbëri.

Pos këtyre, një rast tjetër ishte edhe në Hajvali. /Klankosova.tv

The post Ujësjellësi “Prishtina” edhe sot e vazhdon me aksione për lidhjet ilegale të ujit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT