E diel, 4 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeUEFA s’kursen askënd – Ballkani mes 13 klubeve të ndëshkuara financiarisht

UEFA s’kursen askënd – Ballkani mes 13 klubeve të ndëshkuara financiarisht

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, është përfshirë në listën e 13 klubeve evropiane që janë sanksionuar nga UEFA për borxhe të papaguara. Në një komunikatë zyrtare, institucioni më i lartë i futbollit evropian njoftoi se gjatë sezonit 2024/25, këto klube janë hetuar nga Organi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB), për shkak të mospërmbushjes së obligimeve financiare ndaj palëve të treta, punonjësve apo autoriteteve shtetërore.

Pas përfundimit të vlerësimit, CFCB-ja ka vendosur masa disiplinore, ku shumica e klubeve janë gjobitur financiarisht, ndërsa disa janë paralajmëruar edhe me përjashtim nga garat evropiane. Në mesin e tyre, Ballkani do të detyrohet të paguajë një shumë prej 40 mijë euro, megjithëse nuk është bërë e ditur ende se kujt i detyrohet kjo shumë apo në çfarë forme janë krijuar këto borxhe.

Në listën e klubeve të ndëshkuara gjendet edhe gjiganti francez Lyon, që është klubi më i goditur nga UEFA me një gjobë prej 200 mijë euro. Pas tij vijnë Trabzonspor dhe Dinamo Batumi, që janë ndëshkuar me nga 100 mijë euro.

Krahas Ballkanit, të gjobitura janë edhe klubet si Shakhtar Donetsk, Astana, Dinamo Tbilisi, Wisla Kraków, Tobol, Lincoln Red Imps dhe Buducnost. Ndërkohë, dy klube ukrainase, Kryvbas Kryvyi Rih dhe Polissya Zhytomyr, kanë marrë vetëm paralajmërime, pa ndëshkime financiare.

UEFA ka paraparë edhe masa më të rënda nëse borxhet nuk shlyhen brenda afateve: Astana rrezikon pezullimin nga garat evropiane për dy sezone (2025/26 dhe 2026/27), ndërsa Dinamo Tbilisi dhe Dinamo Batumi mund të përjashtohen për një sezon.

Ky vendim i UEFA-s tregon vendosmërinë për të zbatuar rregullat financiare dhe për të ndalur klubet që operojnë jashtë normave të përcaktuara, duke përfshirë edhe kampionin e Kosovës, Ballkanin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT