UEFA ka miratuar kërkesën speciale të Real Madridit përpara ndeshjes së kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.
“Los Blancos” janë në disavantazh 3-0 nga ndeshja e parë në “Emirates Stadium”, ku Declan Rice shënoi dy gola të jashtëzakonshëm nga goditjet e dënimit dhe Mikel Merino vulosi rezultatin me një përfundim të bukur.
Dhe është zbuluar se Reali ka marrë një shtysë të madhe pasi ka marrë leje nga UEFA për të bërë diçka që u pëlqen të bëjnë në ndeshje të mëdha.
UEFA dhe Real Madrid kanë konfirmuar për “SPORTbible” se klubi spanjoll ka marrë miratimin për të mbyllur çatinë në “Santiago Bernabéu”.
Stadiumi i rinovuar i Realit ka kushtuar një shumë marramendëse prej 1.5 miliardë £ dhe përfshin edhe një çati tërheqëse.
Ky funksion i dobishëm i jep mundësi Realit ta mbyllë çatinë dhe të krijojë një atmosferë të zhurmshme dhe imponuese duke mbajtur brenda zhurmën – gjë që mund ta bëjë më të vështirë ndeshjen për Mikel Artetën dhe ekipin e tij.
Për ndeshjet e La Ligas, Real ka të drejtën të vendosë nëse çatia do të mbyllet, por në Ligën e Kampionëve duhet të marrë miratim nga UEFA.