UEFA i miraton kërkesat e Serie A dhe La Liga: Dy ndeshje zhvendosen, njëra në Australi, tjetra në SHBA

UEFA i miraton kërkesat e Serie A dhe La Liga: Dy ndeshje zhvendosen, njëra në Australi, tjetra në SHBA

UEFA ka marrë një vendim të jashtëzakonshëm, duke miratuar që dy ndeshje të kampionatit italian dhe atij spanjoll, ajo mes AC Milan dhe Como dhe Barcelonës dhe Villarrealit të luhen jashtë vendit.

Ndeshja AC Milan – Como do të luhet në Perth të Australisë, pavarësisht se kjo shkon kundër praktikës së zakonshme të zhvillimit të ndeshjeve të ligës vendase brenda vendit të origjinës.


Ndërkohë, edhe ajo e La Ligas së Spanjës ka marrë gjithashtu leje për luajtur një ndeshje midis Barcelonës dhe Villarrealit Miami, 20 dhjetor 2025.

Kërkesa ishte diskutuar më parë në një takim të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, ku u konsideruan mundësitë dhe implikimet.

Arsyeja për zhvendosjen e ndeshjes

AC Milan dhe Como kërkuan zhvillimin e duelit në Australi në shkurt 2026 për arsye praktike. Stadiumi “San Siro”, i njohur edhe si “Guisseppe Meazza”, do të jetë i zënë në atë kohë për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2026.

Kështu, Milan dhe Como do të përballen jashtë Italisë.

Deklarata e presidentit të UEFA-s

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, theksoi se ky vendim është i jashtëzakonshëm dhe nuk duhet shërbejë si precedent.

Ndeshjet e ligës duhet të luhen në shtëpi; çdo gjë tjetër do t’i privonte tifozët besnikë dhe mund të ndikonte në integritetin e garave. Ndërsa është për të ardhur keq që duhet të lejojmë këto dy ndeshje të zhvillohen jashtë vendeve të tyre, ky vendim është i jashtëzakonshëm dhe duhet të trajtohet si i tillë. Detyrimi ynë mbetet i qartë: të mbrojmë integritetin e ligave kombëtare dhe të sigurohemi që futbolli të mbetet i ankoruar në mjedisin e tij të brendshëm”, deklaroi ai.

UEFA ka theksuar se miratimi i dy ndeshjeve jashtë vendit u bë vetëm si një përjashtim i veçantë, duke marrë parasysh rrethanat e jashtëzakonshme. /Telegrafi/