Wednesday, April 1, 2026
spot_img
HomeLajmeUdhëheqja e presidentes Osmani përplas Kajtazin dhe Shalën (VIDEO)

Udhëheqja e presidentes Osmani përplas Kajtazin dhe Shalën (VIDEO)

Çështja e presidentit të vendit ka përplasur gazetarin Shkumbin Kajtazi me analistin politik, Azdren Shala.

Në emisionin “Kosova Today”, dyshja patën shumë mospërputhje sa i përket vlerave dhe politikbërjes së presidentes, Vjosa Osmani, transmeton Klankosova.tv.

“Vjosa Osmani, edhe në 2021-ën nuk ka bërë lëvizje parimore, ajo ka bashkëpunuar me njeriun që ka e ka quajtur Hugo Chavez, pra atëherë marrëveshja ka qenë puro interes për pushtet. Dhe në krejt këto vjet, marrëdhënia e tyre ka qenë puro interes politik dhe për pushtet”, tha Kajtazi.

Megjithatë, Kajtazi tha se nuk mund të thuhet që presidentja Osmani nuk ka asnjë vlerë, me çka nuk u pajtua aspak Shala.

“Vjosa është person që sheh veç karrigen e vet dhe rehatimin e Prindon Sadriut”, tha Shala në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT