E premte, 31 Janar, 2025
spot_img
HomeSportUCL: "Brest - PSG" ballafaqimi i vetëm i dy skuadrave të një...

UCL: “Brest – PSG” ballafaqimi i vetëm i dy skuadrave të një shteti në 1/8 e finales

Nuk e pati të lehtë ta sigurojë kualifikimin për në fazën me eliminim në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Paris Saint Germain nuk lejoi gabime në dy ndeshjet e fundit, duke e mundur Manchester Cityn 4-2 dhe Stuttgartin 1-4, njofton Klankosova.tv.

Por e lehtë, të paktën në letër, po cilësohet kualifikimi në çerekfinale të këtij kompeticioni, pasi ndalesa e radhës për PSG është një ekip që parisienët e njohin goxha mirë.

Stade Brestois ka arritur që të kualifikohet për 1/8-ën e finales, me pjesmarrjen e parë në histori të tyre në ‘Champions League’.

Ata morën katër fitore, një barazim dhe tri humbje, duke siguruar kualifikimin historik në fazën finale, raporton Klankosova.tv.

Por kësaj skuadre nuk i ka shkuar mirë me kundërshtarin që shorti e vuri përballë.

Bresti s’ka fituar kurrë një ndeshje zyrtare kundër PSG-së, që nga viti 1989 kur janë ndeshur për herën e parë.

Para se të zhvillohet përballja e parë në Ligën e Kampionëve mes këtyre dy ekipeve, ata do ta kenë një test mes vete qysh nesër, në kuadër të kampionatit francez, Ligue 1.

Brest – PSG fillon në orën 17:00 të së shtunës dhe transmetohet në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!

Komentator, Lirim Peci!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498