UBT, Ministria e Mjedisit dhe komuna e Lipjanit organizojnë debat publik

UBT, Ministria e Mjedisit dhe komuna e Lipjanit organizojnë debat publik

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, “Kolegji Ndërkombëtar për Biznes dhe Teknologji –UBT” shpk – Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën e Lipjanit organizojnë Debat Publik.

Ky debat publik mbahet më 25 nëntor në ora 10:00 në objektin e QKMF-së Dr. “Mehdi Zejnullahu”, Rr. “Tahir Sinani” Lipjan.


Debati publik mbahet për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, – për Fabrikën e prodhimit dhe përpunimin e detergjenteve të lëngshme, siç janë detergjenti për enë, detergjenti për rroba, shampo si dhe produkteve të pastrimit, preparateve për shkëlqim, sapunëve, dezinfektuesve, antiseptikëve dhe pesticideve, në Z.K. Konjuh, Lipjan.

“Njoftohet publiku i interesuar se më datën 25.11.2025 në ora 10:00 në Objektin e QKMF-së Dr. ‘Mehdi Zejnullahu’, Rr. ‘Tahir Sinani’ Lipjan, do të organizohet debat publik nga ‘Kolegji Ndërkombëtar për Biznes dhe Teknologji –UBT’ shpk – Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën”, thuhet në njoftim.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM https://us05web.zoom.us/j/86187775864 ; pwd=k2P7chef68cA2Nru0HCVNBCb7ZsdXb.1

Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për kompaninë “Kolegji Ndërkombëtar për Biznes dhe Teknologji –UBT” shpk – Prishtinë, për Pëlqim Mjedisor, – për Fabrikën e prodhimit dhe përpunimin detergjenteve të lëngshme, siç janë detergjenti për enë, detergjenti për rroba, shampo si dhe produkteve të pastrimit, preparateve për shkëlqim, sapunëve, dezinfektuesve, antiseptikëve dhe pesticideve, në Z.K. Konjuh, Lipjan.

https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2

Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin [email protected]