UBT dhe Rektori Hajrizi vlerësohen me çmimet më të larta globale si rol model për inovacion, sipërmarrësi dhe impakt shoqëror nga Triple E Awards

UBT dhe Rektori Hajrizi vlerësohen me çmimet më të larta globale si rol model për inovacion, sipërmarrësi dhe impakt shoqëror nga Triple E Awards

UBT dhe Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në edicionin e fundit të Global Triple E Awards, u vlerësuan nga një juri ndërkombëtare me çmimet më të larta globale, si rol model për lidershipin në transformimet inovative dhe ndikimin e jashtëzakonshëm në shoqëri përmes edukimit, sipërmarrjes, inovacionit, përgjegjësisë sociale dhe adresimit të sfidave globale.


UBT u vlerësua si Engaged University of the Year”, duke u renditur më i miri në nivel global dhe duke lënë pas universitete prestigjioze nga Suedia, Kanadaja, Australia dhe Arabia Saudite.

Me moton kryesore “Knowledge in Action: Shaping Tomorrow through Science, Equity, and Shared Progress”, UBT vendoset në qendër të hartës botërore të arsimit të lartë, si një institucion që jo vetëm krijon ndikim në nivel shoqëror, por edhe kontribuon në ndërtimin e shtetit dhe në përballimin e sfidave globale.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, u konfirmua lideri i dytë më i mirë global në arsimin e lartë, duke u nderuar me çmimin prestigjioz “University Leader of the Year Award – Runner up”.

Kontributi i tij në “Reimagining Education, Building the Future: Prof. Hajrizi and the UBT Ecosystem”, u vlerësua për lidershipin vizionar dhe ndikimin e tij transformues në arsim dhe shoqëri.

Ky sukses i ri vjen pas një vlerësimi të vitit të kaluar, kur Rektori Hajrizi u rendit i pari në kategorinë “Entrepreneurship Educator of the Year”, ndërsa UBT u rendit në vendin e dytë për “Young Entrepreneurial University of the Year”.