Skuadra e 21 vjeçarëve të Ferizajt ka triumfuar në ndeshjen e djeshme ndaj asaj të Gjilanit.Ndeshja përfundoi me shifrat 2 me 1, por jo gjithçka shkoi mirë në këtë përballje.
Në njoftimin e klubit gjilanas, thuhet se pas përfundimit të ndeshjes, kryetrajneri i vendasve Fitim Sadriu ka goditur rëndë një futbollistin e Gjilanit, Tefik Ramadani, derisa më pas janë futur edhe disa persona nga publiku për të sulmuar edhe më shumë futbollistët.
Njoftimi i plotë:
Skuadra e 21 vjeçarëve ka pësuar disfatë në udhëtim te Ferizaj, pavarësisht rasteve të panumërta të shpërdoruara dhe një penaltie të humbur.Artin Kurtaj realizoi golin e parë në ndeshje për vendasit në minutën e 56-të të ndeshjes, derisa mbrojtësi Adonit Ahmeti qëlloi gabimisht në portën e tij pesë minuta më vonë.
Tefik Ramadani ngushtoi rezultatin në minutën e 77-të të ndeshjes pas një goli të bukur, ndërkohë që Altin Ferati dështoi të realizonte nga penaltia pesë minuta para fundit.Pas përfundimit të ndeshjes kryetrajneri i vendasve Fitim Sadriu ka goditur rëndë një futbollistin Tefik Ramadani, derisa më pas janë futur edhe disa persona nga publiku për të sulmuar edhe më shumë futbollistët.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!