Këtë të mërkurë do të përcillet për në banesën e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, pasi dha verdiktin për një konflikt pronësie.
Në njoftimin e vdekjes të gjyqtarit thuhet se Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00 në vendlindjen e tij Stom-Golem, Shkodër.
Gjithashtu sot më datë 8 tetor 2025, nga ora 9:00-11:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë do të mbahen homazhet në nder të të ndjerit.
Vizitat në qytetin e Shkodrës priten në shtëpinë funerale “Bushati”, këtë të mërkurë në datë 8 tetor 2025 prej orës 14:00-16:00.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 16:00 në Stom-Golem, Shkodër”, thuhet në njoftimin e familjes. /euronewsalbania/