U suspenduan për një shaka ndaj Bashës, Rrecaj: Kosova po rrëshqet në komunizëm

U suspenduan për një shaka ndaj Bashës, Rrecaj: Kosova po rrëshqet në komunizëm

Katër policë nga Njësia e Reagimit të Shpejt janë suspenduar për një shaka për kryekuvendarin Dimal Bashën, brenda një grupi të mbyllur mes kolegësh.

Katër të tjerë u arrestuan nën dyshimin se manipuluan provat e një rati në Mitrovicë, transmeton Klankosova.tv.

Këto janë dy nga rastet e fundit që kanë tronditur Policinë e Kosovës, dhe lidhur me këto raste, në emisionin “Ora Shtatë” kanë diskutuar Bedri Elezi, Adnan Sogojeva dhe Visar Rrecaj.

Lidhur me suspendimin e katër policëve, Rrecaj thotë se Kosova nga demokracia, po rrëshqet në komunizëm.

“Në aspektin politik, shoh se shteti i Republikës së Kosovës, qysh moti ka filluar me rrëshqit nga demokracia në komunizëm, sepse shteti tani po mundohet të diktojë edhe në mendimin e secilit qytetar, apo zyrtar të shtetit. Kjo absolutisht është e rrezikshme”, u shpreh Rrecaj.

Elezi nga ana tjetër thotë se është shumë normale që pjesëtarë të policisë të kenë biseda private mes vete.

“Ky rast dëshmon se IPK-ja është vendosur totalisht në shërbim të Qeverisë së Kosovës, dhe targeton zyrtarë policorë që janë kundër zyrtareve të pushtetit”, u shpreh Elezi.

Sogojeva shpreh një tjetër shqetësim. Sipas tij, gjeneratat e reja të Policisë së Kosovës, duhet të kenë trajnime më të gjata, për shkak se tremujori që ata trajnohen, sipas tij, nuk është e mjaftueshme.

The post U suspenduan për një shaka ndaj Bashës, Rrecaj: Kosova po rrëshqet në komunizëm appeared first on Klan Kosova.