E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeU shkarkua si ud. drejtor i QKUK-së, Osmani Hajdari merr drejtimin e...

U shkarkua si ud. drejtor i QKUK-së, Osmani Hajdari merr drejtimin e spitalit të Prizrenit

Osman Hajdari,  ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare është zjgedhur drejtor I Përgjithshëm I Spitalit të Prizrenit.

Për këtë pozitë, ai mori 88.4 pikë.

Hajdari ishte shkarkuar para një jave nga posti i ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, njofton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve ekskluzive të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka, shkarkimi i tij erdhi me vendim të drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Elvir Azizi.

Në vend të Hajdarit është emëruar Mentor Zejnullahu.

Ekskluzive: Shkarkohet ud. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, emërohet Mentor Zejnullahu

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), kishte konfirmuar se Hajdari nuk ishte më në pozitën e drejtuesit të QKUK-së, porse ky institucion pati thënë se ai “është liruar nga detyra” dhe se “nuk bëhet fjalë për shkarkim”.

Shkarkimin e Hajdarit e konfirmon ShSKUK-ja, por thotë se ai “u lirua nga detyra”

 

The post U shkarkua si ud. drejtor i QKUK-së, Osmani Hajdari merr drejtimin e spitalit të Prizrenit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT