E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeU raportua si i zhdukur qe disa ditë në Austri, vetura e...

U raportua si i zhdukur qe disa ditë në Austri, vetura e shqiptarit gjendet në Gjermani

Një shqiptar në Austri është raportuar i zhdukur qe disa ditë.

Bëhet fjalë për, Agim Nuredini, me banim në Wels.

Rasti ka shkuar derinë polici, ku familja ka njoftuar për zhdukjen e të njëjtit, transmeton Sinjali.

Vajza e tij, ka deklaruar më 30 nëntor se babai i saj ishte larguar nga banesa me veturën e tij Opel Mokka, ngjyrë të zezë por pa telefonin e tij.

Policia austriake ka njoftuar se vetura e 56-vjeçarit, i cili ishte raportuar i zhdukur, është gjetur të dielën në Gjermani. Sipas njoftimit të autoriteteve, automjeti u gjet në një fushë në komunën e Hauzenberg, në afërsi të Passaut, në jug të Gjermanisë.

Pavarësisht se vetura ishte e mbyllur dhe pa shenja të dukshme dëmtimi, autoritetet njoftuan se nuk janë gjetur gjurmë të personit të zhdukur, shqiptarit në fjalë. Policia ka nisur një hetim të plotë për këtë rast, dhe dyshimet janë se mund të ketë ndodhur një aksident.

Për të zbardhur këtë ngjarje, organet e rendit kanë ndërmarrë kërkime intensive në zonën përreth, përfshirë përdorimin e helikopterëve, por deri tani, kërkimet kanë rezultuar të pasuksesshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT