U raportua nga e bija si i humbur, gjendet pa shenja jete 65-vjeçari në Lezhë

news image

Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në breg të lumit Mat, në Pllanë të Lezhës. Sipas informacioneve të policisë, trupi i 65-vjeçarit ka shenja dhune, përfshirë edhe një plagë në trup, dyshohet nga një armë zjarri.

65-vjeçari, fillimisht u raportua i humbur nga vajza e tij rreth orës 14:40, të kësaj të premteje. Pas disa orësh kërkimet policia gjeti trupin e pajetë.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/