Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin “Guci e Re” në Shkodër, ku një 20-vjeçar është qëlluar me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Pavlin Preka, i cili u gjet i vdekur në shtëpi nga xhaxhai.
20 vjeçari është qëlluar me pistoletë në kraharor, teksa policia ka gjetur edhe një gëzhojë në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë i tij u gjet pak metra larg derës dhe raportohet se është qëlluar gjatë natës ose në orët e para të mëngjesit.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe autori ende nuk është identifikuar.
“Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);