Një burrë derisa po ruante një pronë private në fshatin Gojbul të Vushtrrisë u qëllua me armë zjarri, ku si pasojë mbeti i lënduar rëndë.
Gazetari korrespodent, Urall Boshnjaku thotë se ngjarja ndodhi në objektin e familjes Gërbeshi në Vushtrri, ku sipas tij, kjo familje njihet për probleme të këtij lloji, e që rojtari i objektit ishte ai që pësoi, transmeton Klankosova.tv.
Boshnjaku bën me dije se viktima ka marrë plagë në kokë dhe kraharor.
Lidhur me rastin ekskluzivisht ka raportuar Klankosova.tv.
The post U qëllua me armë zjarri në Vushtrri, rojtari mori plagë në kokë e kraharor appeared first on Klan Kosova.