Ish-lideri i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murti, ka shpërthyer kundër Vetëvendosjes, duke akuzuar partinë e Albin Kurtit për mosdhënie të mjeteve financiare, duke e arsyetuar këtë si shkak të përçarjes mes dy subjekteve politike.
Sipas Murtit, Lëvizja për Bashkim kishte të drejtë për 240 mijë euro, transmeton Klan Kosova.
”Shkoi keq pastaj. Ishte problemi i financave që ata nuk na i dhanë. Dhe njerëzit neve na thonin, po pse po prisheni për pare? Ti ishe më i vogli, ai më i madhi”.
”Po pse po prishet ai me ty për pare? Pse ai s’po t’i jep 240 mijë euro. 240 mijë euro janë mjetet që s’i janë dhënë Lëvizjes për Bashkim për tre-katër vite sa kemi qenë aty. Neve na kanë takuar sepse i kemi pasur dy deputetë”.
”Ne një pjesë u gëzuam. Ne llogaritëm që hajde po krijohet edhe një bosht dhe u futëm. Ka qenë me shumë probleme ai koalicion, edhe mënyra si është bë lista, por ne u futëm. Nuk kaluam mirë në fushatë, kemi qenë të injoruar, ne llogarisim se është prekë edhe vota”.
”Ne llogarisim se ne është dash të futemi pesë kandidatë. Në fund rezultuan veç dy. Për mua kishin një simpati sepse kisha qenë një prej njerëzve që kisha udhëheqë atë peticionin e madh”.
The post U prishën për 240 mijë euro? Murati thotë se Kurti s’ua dha mjetet që i takonin Lëvizjes për Bashkim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.