Në vitet e fundit, shumë prindër kanë raportuar se po u kërkohen para të shumta nga shkollat për arsye të ndryshme, apo aktivitete të tjera që duhet të mbulohen nga buxheti publik.
Kjo ka ngritur shqetësime dhe ka shtyrë gazetarin Valdrin Daci, i cili tregoi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova,se ka kontakuar drejtorin e Arsimit në Komunën e Pejës Naser Gega.
Gega ka deklaruar se është i vetëdijshëm për këto raste dhe se prindërit nuk janë të obliguar të japin para për shkollat, pavarësisht arsyetimit që mund të përdoret nga drejtoria apo mësimdhënësit, me përjashtim të rasteve të vullnetarizimit.
Ndiqni detajet e plota, në videon vijuese:
The post U ndalohet shkollave të kërkojnë para nga prindërit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.