Akuza për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor po rëndojnë familja Krasniqi në supet e urologut Fatos Shukriu.
Krasniqët nga Shiroka e Suharekës, kanë ngritur kallëzim penal duke e akuzuar urologun se gaboi gjatë operacionit të kryefamiljarit të tyre.
Si pasojë e atij gabimi, Fadil Krasniqi i cili veçse ishte diagnostikuar me kancer, pësoi shpërthim të fshikëzës urinare, raporton Kiks Kosova.
Ai komplikim sipas të birit Bekimit, të përcjellë edhe me neglizhenca të tjera nga urologu, i shkaktoi babait të tij kalimin e kancerit në metastazë e që më vonë i solli vdekjen.
Me një mal akuza që Krasniqët po i rëndojnë mbi urologun, Kiks Kosova shkoi të ballafaqojë Fatos Shukriun në vendin e tij të punës, në spitalin rajonal të Prizrenit.
Kamera e fshehtë e Kiksit hyri nëpër repart e po kërkonte urologun në fjalë.
Me të komunikuar me kolegët e tij, Kiks Kosova informohet se urologu Fatos Shukriu kishte tre ditë që kishte kaluar në pushim vjetor.
Ekipi i Kiks Kosovës ishte nisur që urologun të e takonte kudo që ai po ndodhej, me të vetmin qëllim që t’i jepej hapësira për përgjigje ndaj akuzave.
Kur Kiks-i i shkoi Shukriut deri në shtëpi, nga fqinjët u njoftua se kishte shkuar në pushime.
Të njëjtën përgjigje Kiks Kosova mori edhe kur urologun e telefonoi si pacient.
KIKS Kosova telefonoi edhe një herë urologun, për të e informuar se jemi gazetarë dhe të marrim versionin e tij të kësaj historie.
Pas këtij njoftimi, Shukriu thotë se ajo cështje është mbyllur në gjykatë dhe ai nuk merret më.
Pasi gazetarja e njofton se cështja është kthyer në rishqyrtim, lidhja telefonike bie.
Tutje Shukriu ka ndalë çdo thirrje të gazetares, duke qenë i paqasshëm për një përgjigje më të gjatë.
The post “U mbyllë ajo çështje, s’merrem më”/ Lajmërohet doktori i akuzuar për vdekjen e pacientit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.