U mbrojtëm mirë dhe kishim raste! – Indeksonline.net

U mbrojtëm mirë dhe kishim raste! – Indeksonline.net

Skuadra e Arsenalit shënoi fitore 3:0 ndaj Real Madridit mbrëmë në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori kroat, Luka Modriç pas ndeshjes dha një intervistë për “CBS Sports”, ku bashkë me Thierry Henryn i komentoi edhe eurogolat e Declan Rice, shkruan Indeksonline

Ai thotë se i pari ishte gabim i murit, kurse i dyti ishte thjesht eurogol i pastër.

“Goli i parë ishte zhgënjyes, sidomos kur topi kalon murin. Kurse i dyti nga gjuajtja e lirë, ishte thjesht eurogol i pastër”.

“Në pjesën e parë ne luajtëm mirë, u mbrojtëm mirë. Kishim raste të mira, por nuk e deshti”, u shpreh Luka

Kujtojmë që javën tjetër në stadiumin “Santiago Bernabeu” zhvillohet ndeshja e kthimit./Indeksonline/