Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi u kapën me drogë.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se të arrestuarit janë të moshës 26-vjeçare.
âKomisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestoi një 26-vjeçar, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në banesë, iu gjetën doza Kokaine dhe një sasi Cannabisi, të siguruara me qëllim shitjenâ.
âNdërkaq, forca e Posaçme âShqiponjaâ, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestoi një tjetër 26-vjeçar, pasi në automjetin që drejtonte, u gjetën disa doza Cannabisi, të siguruara me qëllim shitjenâ.
âNë vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale âMoskallëzimi i krimitâ, për pasagjeren në këtë automjet, një 33-vjeçareâ, thuhet në njoftim.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>