Para pak ditësh, disa fëmijë janë kapur duke hapur dyer të automjeteve në një zonë të parkimit në Fushë Kosovë.
Lexues të Klankosova.tv dërguan fotografi në redaksi të cilat tregonin qartë tentimin e të miturve për të hapur dyert e veturave.
Lidhur me këtë rast, Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës.
Në përgjigjen zyrtare të policisë thuhet se kohëve të fundit janë raportuar katër raste që ndërlidhen me vjedhje dhe tentim vjedhje të kryera nga të miturit.
“Rastet janë iniciuar me urdhër të prokurorit kompetent dhe se veprimet hetimore janë në proces e sipër të identifikimit dhe mbledhjes së provave shtesë. Të gjitha veprimet hetimore janë duke u realizuar në bashkëpunim me Qendrën për punë sociale dhe prokurorin kompetent”, thuhet tutje në përgjigjen e policisë për Klankosova.tv.
Disa fëmijë kapen duke hapur në rrethana të dyshimta dyer automjetesh në Fushë Kosovë?! (FOTO)
The post U kapën duke hapur me forcë dyer veturash në Fushë Kosovë, deklarohet policia appeared first on Klan Kosova.