U kap me marihuanë, arrestohet mitrovicasi

U kap me marihuanë, arrestohet mitrovicasi

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person pasi gjatë kontrollit trupor i janë gjetur katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuana.

Në raportin e policisë, thuhet se substanca ishte me peshë totale 2.96 gram, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rifat Dedija”, pasditën e djeshme, transmeton Klankosova.tv.

“ Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.

The post U kap me marihuanë, arrestohet mitrovicasi appeared first on Klan Kosova.