U godit nga vetura në Shtime, QKUK: Viktima është akoma në gjendje të rëndë

news image

Gazeta Sinjali raportoi më herët për një aksident trafiku me pasoja të rënda që ka ndodhur sot paradite në dalje të fshatit Myzeqin të Shtimes.

Siç raportoi Sinjali pak më parë, në aksident janë përfshirë një veturë me targa 05-512-FH, të cilën e drejtonte A.S., rreth 23-vjeçar, dhe një biçikletë që ngitej nga B.B., rreth 29-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, kur të dy mjetet po qarkullonin në të njëjtin drejtim, nga Gjyrkovci në drejtim të fshatit Koshare. Për shkak të mosmbajtjes së distancës anësore, vetura e ka goditur biçiklistin me pjesën e përparme të djathtë, duke i shkaktuar këtij të fundit lëndime të rënda trupore.

I njëjti është dërguar me urgjencë në QKUK – Prishtinë.

Për të mësuar më shumë rreth gjendjes së tij shëndetësore, Sinjali ka kontaktuar me Drejtorin e Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili ka bërë të ditur se biçiklisti ndodhet ende në gjendje të rëndë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/