Gazetarja e njohur, Vesa Rama-Ago ka ndarë copëza nga jeta e saj personale, lidhur me betejën me depresionin.
Në emisionin “Kosova Today”, gazetarja rrëfeu se në kohën kur ishte diagnostikuar me depresion, qetësi gjeti vetëm tek Zoti, transmeton Klankosova.tv.
“Unë e kam përjetuar vet. Kur kam qenë në një periudhë shumë të errët të jetës sime, pesë-gjashtë muaj kam qenë në depresion, unë vazhdimisht jam konsultuar si me psikologë, si me psikiatristë. Dhe ata mua më kanë përshkruar medikamente, gjë që duhet, por kur kam shku me i marr medikamentet tek dikush që është shumë profesionist në fushën e farmacisë, më ka thënë ‘kush t’i ka dhënë këto medikamente, se nuk janë për moshën tënde’”, u shpreh Rama-Ago.
“Unë jam kthyer dhe kam gjetur qetësinë shpirtërore veç nëpërmjet rukjeve”, deklaroi ajo.
Por nga çka mund të vjen depresioni, gazetarja jep disa shembuj të mundshëm.
“Nuk mundem me thënë se kush-kujt, për shkak se nuk e di nëse ndikon më shumë tek burri apo gruaja, por ne e dimë që ka shumë raste në Kosovë ku gratë dhunohen brenda familjes, edhe burrat po ashtu, por ka më shumë gra që dhunohen më shumë, si fizikisht, si psiqikisht, dhe normal që pastaj kjo kalon në gjendje depresive”, u shpreh Rama-Ago.
“Nuk mund të them që burri domosdoshmërisht është arsyeja se një grua bjen në depresion, por ka shumë faktorë. Për shembull ka shumë gra që fusin burrat në depresion për shkak të sjelljeve, ai presioni i vazhdueshëm brenda familjes… Dua të them që edhe gratë, edhe burrat në disa aspekte mundem ndoshta me qenë arsyeja e depresionit të njëri-tjetrit”, tha tutje ajo.
The post U diagnostikua me depresion, gazetarja: Qetësinë e gjeta te Zoti nëpërmjet rukjeve appeared first on Klan Kosova.