E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeU dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, po...

U dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, po më vijnë informata se është arrestuar edhe Fadil Fazliu

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të OVL e UÇK–’së, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale po vazhdon “gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”, duke u referuar raportimeve për disa arrestime që janë kryer sot.

Përveç arrestimit të ish-Komandantit të UÇK-së, Isni Kilaj, Klinaku ka përmendur edhe raportimet mbi arrestimin e ish-Shefit të AKI’së, Bashkim Smakaj, duke shtuar se ka informata edhe për arrestimin e Fadil Fazliut, vëllait të dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu.

“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar Klinaku.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT