Wednesday, January 14, 2026
spot_img
HomeLajmeU dëmtua nga vërshimet, mbyllet përkohësisht ura në rrugën Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë

U dëmtua nga vërshimet, mbyllet përkohësisht ura në rrugën Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë

Rruga Drenas–Shtrubullovë–Krajkovë është mbyllur përkohësisht për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Sipas njoftimit nga Komuna e Drenasit, ura në afërsi të varrezave të Drenasit ka pësuar dëmtime serioze dhe paraqet rrezik për qarkullim.

“Për arsye sigurie, qarkullimi mbi urë ndalohet përkohësisht deri në një njoftim të radhës,” thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Tutje në këtë njoftim, thuhet se në ditët në vazhdim do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal.

“Njësitet e Policisë dhe të Zjarrfikësve janë të pranishme në vendin e ngjarjes dhe po monitorojnë situatën”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT