E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeU.D. Kryeprokurori Kelmendi takoi përfaqësuesit e projektit rajonal të qeverisë britanike “Integriteti...

U.D. Kryeprokurori Kelmendi takoi përfaqësuesit e projektit rajonal të qeverisë britanike “Integriteti Gjyqësor”

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka takuar sot ekipin e projektit të ri rajonal të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar “Integriteti Gjyqësor”, i cili implementohet nga organizata Security Criminal Justice Solutions (SCJS).

Delegacioni ishte i përbërë nga Adrian Kingswell, Nick Hawkins, Callum Cowx dhe Kimete Krasniqi.

Siç njofton ZKPSh, gjatë takimit është diskutuar për objektivat e këtij projekti, që thuhet se ka për synim monitorimin dhe mbështetjen e sistemit gjyqësor në Kosovë – përfshirë edhe sistemin prokurorial – në drejtim të përmirësimit të standardeve të integritetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Palët thuhet se zhvilluan diskutime konstruktive mbi mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm, me qëllim të forcimit të integritetit institucional dhe avancimit të reformave në sistemin e drejtësisë.

“Kelmendi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe theksoi gatishmërinë e institucionit për bashkëpunim të ngushtë në kuadër të këtij projekti, i cili paraqet një mundësi të rëndësishme për avancimin e punës së Prokurorit të Shtetit dhe për fuqizimin e sundimit të ligjit në vend”, u tha në njoftimin e ZKPSh-së. /Klankosova.tv

The post U.D. Kryeprokurori Kelmendi takoi përfaqësuesit e projektit rajonal të qeverisë britanike “Integriteti Gjyqësor” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT