Rruga Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Sojevë e cila ishte e bllokuar për shkak të sasive të mëdha të ujit. u lirua për qarkullim.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
Veseli deklaroi se sipas informatave nga njësitë në terren, të gjitha rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë aktualisht të kalueshme dhe qarkullimi zhvillohet normalisht.
“Autoritetet rrugore dhe njësitë në terren apelojnë tek qytetarët që të respektojnë sinjalizimin dhe të udhëtojnë me kujdes, duke pasur parasysh kushtet e ndryshueshme atmosferike dhe mundësinë e grumbullimit të ujit në disa zona”, deklaroi ai për Klankosova.tv.


